Tramp paralajmëroi temat për bisedime me Shi: Në Iran do të fitojmë në mënyrë paqësore ose në një mënyrë tjetër
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, sot deklaroi se në Pekin do të zhvillojë një bisedë të gjatë me presidentin kinez Shi Xhinping lidhur me luftën në Iran, por, gjithashtu, theksoi se nuk mendon se nuk ka nevojë për ndihmën e presidentit kinez.
Uashington, 13 maj 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, sot deklaroi se në Pekin do të zhvillojë një bisedë të gjatë me presidentin kinez Shi Xhinping lidhur me luftën në Iran, por, gjithashtu, theksoi se nuk mendon se nuk ka nevojë për ndihmën e presidentit kinez.
"Nuk mendoj se kemi nevojë për ndonjë ndihmë me Iranin. Do të fitojmë në një mënyrë ose në një tjetër, në mënyrë paqësore ose ndryshe", u tha Trampi gazetarëve përderisa largohej nga Shtëpia e Bardhë për të udhëtuar drejt Kinës.
Liderët e dy ekonomive më të mëdha në botë do të zhvillojnë bisedimet e tyre të para ballë për ballë në më shumë se gjashtë muaj, ndërsa kërkojnë të stabilizojnë lidhjet e tendosura nga tregtia, lufta e SHBA-së dhe Izraelit me Iranin dhe fusha të tjera mosmarrëveshjesh.
Tramp po udhëton për në Kinë në një kohë lufte të pazgjidhur me Iranin. Pekini mban lidhje me vendin dhe mbetet një konsumator i madh i naftës së tij.
Presidenti republikan pritet të mbërrijë në Pekin nesër, para bisedimeve të planifikuara për të enjten dhe të premten. Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Kinë që nga viti 2017.
"Kemi shumë tema për të folur. Sinqerisht, nuk do të thoja që Irani është një prej tyre, sepse në masë të madh e kemi Iranin nën kontroll", deklaroi ai më vonë për gazetarët. rq/
Foto: arkivi i MIA-s