Tridhjetë vepra arti iu dhuruan Klinikës së gastroenterohepatologjisë
- Bëhet fjalë për rreth 30 vepra artistike, të dhuruara nga artistë të njohur dhe të rinj, të cilët me humanizmin dhe kreativitetin e tyre kontribuuan në zbukurimin e hapësirës spitalore dhe krijimin e një ambienti më të këndshëm dhe frymëzues për pacientët dhe stafin mjekësor.
Shkup, 18 mars 2026 (MIA)- Në amfiteatrin e Klinikave Interne u mbajt aktivitet solemn me rastin e pranimit të veprave artistike të dhuruara për Klinikën e gastroenterohepatologjisë, si dhe ndarja e mirënjohjeve për artistët donatorë.
Bëhet fjalë për rreth 30 vepra artistike, të dhuruara nga artistë të njohur dhe të rinj, të cilët me humanizmin dhe kreativitetin e tyre kontribuuan në zbukurimin e hapësirës spitalore dhe krijimin e një ambienti më të këndshëm dhe frymëzues për pacientët dhe stafin mjekësor.

Kjo ngjarje përfaqëson një shembull të rëndësishëm të përgjegjësisë shoqërore dhe solidaritetit, ku arti merr dimensionin e tij human, duke kontribuar në përmirësimin e përditshmërisë në institucionet shëndetësore.
Me ndarjen e mirënjohjeve, Klinika shprehu falënderim të sinqertë për të gjithë artistët që dhuruan veprat e tyre në mënyrë vullnetare.

Disa nga artistët që kontribuan janë: Dancho Ordev, Goce Bozhurski, Igor Mishev, Tome Mishev, Dejan Ivanov Margush, Stefan Hadzi-Nikolov, Boro Arsovski, Marjan Stojanoski, m-r Emilija Tocinovska, d-r Stojce Tocinovski, Goran Boev, Pavle Kuzmanoski, Nevzat Kica, Reshat Ameti, Vladimir Temkov, Burhan Ahmeti, Shoqata për Art dhe Kulturë “SILINDART” Gostivar, Akime Nasufi Rexhepi, Drenusha Pasholli, Vanessa Oda, Lida Sharafatmand, Vladimir Lazoski, Tasim Kadrija, Ardian Kadrija, Imran Zimeri, Gjoko Antoniev dhe Dejan Bozhinovski Koska.

Organizatori i ngjarjes, Sabri Aziri, shprehu mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit dhe mbështetësit, duke theksuar se iniciativa të tilla kanë rëndësi të veçantë për forcimin e humanizmit dhe bashkëpunimit në shoqëri.

Foto: MIA