Tridhjetë ditë arrest shtëpiak për Grubin, vendosi gjykatësi i procedurës paraprake, ashtu kërkoi PP
- Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi mori masë prej 30 ditëve arrest shtëpiak me mbikëqyrje 24-orëshe, vendosi gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup.
Shkup, 24 shkurt 2026 (MIA) - Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi mori masë prej 30 ditëve arrest shtëpiak me mbikëqyrje 24-orëshe, vendosi gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup.
Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup, pas deklarimit të të dyshuarit A.G., i cili dje u dërgua në Gjykatë, solli vendim me të cilin e pranoi propozimin e prokurorit publik dhe të mbrojtjes për caktimin e masës së arrestit shtëpiak me masa shtesë për sigurim të prezencës kundër të dyshuarit.
"Gjatë ditës, mbrojtja e të dyshuarit, në Gjykatë parashtroi propozim për zëvendësim të masës së paraburgimit me arrest shtëpiak, i cili propozim i është shoqëruar prokurorisë kompetente publike, në mënyrë që të deklarohet rreth të njejtit. Duke pasur parasysh faktin se Prokuroria publike e zhvillon hetimin dhe në pajtim me autorizimet ligjore vlerëson se cila masë është adekuate dhe e mjaftueshme për zhvillim të papengueshëm të hetimit, Prokuroria i dërgoi Gjykatës mendim pozitiv me shkrim, ndërkaq njëherit në vetë seancën për dëgjim edhe prokurori publik propozoi caktim të masës më të butë për siguri nga masa e caktuar më parë. Në bazë të tërë kësaj Gjykata e dëgjoi të dyshuarin në prani të mbrojtësit të tij dhe solli vendim për zëvendësim të masës së paraburgimit me masë të arrestit shtëpiak me mbikëqyrje 24-orëshe, që i është besuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa plotësisht është caktuar edhe masa për kujdes - marrja e dokumentit të udhëtimit dhe ndalesë për dhënie të një dokumenti tjetër për kalim të kufirit shtetëror", informoi mbrëmë Gjykata.
Kundër këtij vendimi Grubi ka të drejtë ankimi para Këshillit gjyqësor të Gjykatëss themelore penale Shkup.
Ish-zëvendëskryeministri dhe ministër i Marrëdhënieve mes Bashkësive dje në mëngjes u arrestua në vendkalimin kufitar Bllacë pasi që mbi një vit ishte në arrati.
"Sot (23.02.2026), në orën 06:10, në vendkalimin kufitar Bllacë, në hyrje të shtetit, u privua nga liria Artan Grubi (48), i cili kërkohej me fletëarrest ndërkombëtar për hetimin për veprën e kryer penale sipas nenit 354 paragrafi 5, paragrafi 3, paragrafi 1 me nenin 22 të KP-së", kumtoi dje Ministria e Punëve të Brendshme.
Grubi dyshohet për mashtrim në "Lotarinë shtetërore", ku së bahsku me Përpairm Bajramin janë të dysshuar për krim prej tetë miliuonë eurove përmes porosisë së aparateve VLT. ab/