Trembëdhjetë persona plagosen në sulmet ukrainase ndaj objekteve banesore në qytetin rus Brjansk
- Trembëdhjetë persona mes të cilëve edhe një fëmijë, u plagosën në sulmet ukrainase ndaj ndërtesave banesore në qytetin rus Brjansk, rreth 100 kilometra nga kufiri ruso-ukrainas, njoftoi guvernatori lokal Aleksandar Gobomaz.
Brjansk, 7 maj 2026 (MIA) - Trembëdhjetë persona mes të cilëve edhe një fëmijë, u plagosën në sulmet ukrainase ndaj ndërtesave banesore në qytetin rus Brjansk, rreth 100 kilometra nga kufiri ruso-ukrainas, njoftoi guvernatori lokal Aleksandar Gobomaz.
Sipas Bogomaz, janë dëmtuar 20 objekte banesore dhe 40 automjete.
Lajmi për sulmet vjen një ditë pasi Ukraina i dënoi sulmet ruse ndaj terrotorit të saj, edhe krahas armëpushimit të propozuar nga Kievi, duke premtuar përgjigje "simetrike" ndaj çdo shkeljeje. sa/
foto: arkivi/lustrim