Tre të vrarë dhe 12 të lënduar në sulmin ndaj një objekti fetar në Iran
- Tre pesona janë vrarë, ndërsa 12 janë lënduar dhe dërguar në spital pas sulmit ajror ndaj një kompleksi fetar në qytetin Zanxhan në pjesën veri-perëndimore të Iranit.
Teheran, 31 mars 2026 (MIA) - Tre pesona janë vrarë, ndërsa 12 janë lënduar dhe dërguar në spital pas sulmit ajror ndaj një kompleksi fetar në qytetin Zanxhan në pjesën veri-perëndimore të Iranit.
Sipas mediave zyrtare iraniane, në bombardim janë dëmtuar një ndërtesë administrative, objekt shërbimi (restorant/kafene), një bibliotekë dhe objekte përreth. Një video e publikuar tregon një ndërtesë plotësisht të shkatërruar, rrënoja dhe tym, ndërsa vetë xhamia, sipas pamjeve, nuk është godiutr.
Sulmi ndodhi në kushte të përshkallëzimit të konfliktit, pasi Izraeli dhe SHBA-ja kryen sulme ndaj Iranit, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit dhe aleatëve amerikanë në rajonin e Gjirit. qa/
Foto: DPA