• петок, 20 февруари 2026

Tre persona plagosen në sulmet ruse ndaj Kievit dhe Odesës

Tre persona plagosen në sulmet ruse ndaj Kievit dhe Odesës

Kiev, 12 shkurt 2026 (MIA) - Rusia gjatë natës sërish e sulmoi Ukrainën fqinje me dronë dhe raketa balistike, me ç'rast u plagosën tre persona dhe u shkaktua dëm i madh në kryeqytetin e Kievit dhe në portin e Odesës, thuhet në raportet e sotme zyrtare.

Dy persona u plagosën në një sulm me raketa ndaj Kievit, nga të cilët një më rëndë, njoftoi prefekti Vitalij Kliçko në Telegram. Objektivat infrastrukturore sërish janë në fokus të sulmeve me raketa, por kishte edhe sulme ndaj shtëpive private, shtoi ai. Për shkak të sulmeve të vazhdueshme ajrore ruse, Kievi me javë të tëra lufton me problemet e furnizimit me rrymë, si në lidhje me energjinë elektrike, ashtu edhe me ngrohjen.

Një person u plagos pas sulmeve masive ruse me dronë ndaj Odesës, ndërsa 23 persona marrin ndihmë psikologjike pasi u godit një ndërtesë banesore nëntë katëshe, shënoi guvernatori Serhi Lisak në Telegram. Shënjestër ishin edhe objektet energjetike, ndërsa shpërtheu zjarr në një objekt infrastrukturor", tha Lisak. Sulmet me dronë shkaktuan dëm edhe në supermarket dhe në disa tezga në treg.

Rusia po synon sistematikisht furnizimet me energji elektrike të Ukrainës, raportoi DPA. Moska pretendon se këto janë objektiva ushtarake sepse energjia elektrike e prodhuar përdoret në industrinë ushtarake. Miliona ukrainas janë të ekspozuar ndaj errësirës dhe temperaturave nën zero për shkak të sulmeve të vazhdueshme. sa/

Foto: Shërbimi për situata të jashtëzakonshme të Ukrainës

Остани поврзан