• петок, 20 февруари 2026

Tre persona humbën jetën në sulmet ruse në Odesa dhe Harkov

Tre persona humbën jetën në sulmet ruse në Odesa dhe  Harkov

 Kiev, 9 shkurt 2026 (MIA) - Një person humbi jetën dhe dy janë plagosur në një sulm me dron rus gjatë natës në Odesa, bëri të ditur shefi i administratës rajonale, Oleg Kiper.

 Ai në Telegram postoi se sulmet masive ruse në rajonin e Odesës janë dëmtuar ndërtesa banimi dhe se një zjarr shpërtheu në njërën prej ndërtesave dhe në makinat e parkuara aty pranë, raportoi Ukrinform. Theksohet se zjarret u shuan shpejt.

 Një grua dhe një fëmijë u vranë në një sulm me dron rus gjatë natës në rajonin Harkov të Ukrainës verilindore, bëri të ditur shërbimi për gjendje të jashtëzakonshme të Ukrainës. Në postimin në Fejsbuk potencohet se është sulmuar lagjja Bogoduhov. Theksohet se një dron goditi një ndërtesë banimi, e cila u shkatërrua plotësisht, duke shkaktuar një zjarr që u shua.

 Foto: Shërbimi ukrainas për gjendje të jashtëzakonshme

 

Остани поврзан