Tre ambasadorë të rinj do të prezantojnë platformat për aktivitete diplomatike para Komisionit për Politikë të Jashtme
- Në Kuvend sot seancë do të mbajnë dy komisione - Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave për Ndjekjen e Komunikimeve.
Shkup, 7 prill 2026 (MIA) - Në Kuvend sot seancë do të mbajnë dy komisione - Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave për Ndjekjen e Komunikimeve.
Para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme janë prezantimet e platformave për aktivitetet diplomatike të tre ambasadorëve tanë të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm. Në Mbretërinë e Danimarkës do të na përfaqësojë nga Fadil Zendeli, në Ukrainë Dimitar Bllazhevski dhe në Republikën e Shqipërisë Vele Tërpevski.
Në Komisioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave të Ndjekjen e Komunikimeve janë Raporti Vjetor për Punën e Agjencisë Operative-Teknike për vitin 2025 dhe Plani Vjetor Financiar për vitin 2026 të Agjencisë Operative-Teknike për mjetet nga kompensimet nga Agjencia për Komunikime Elektronike.
Foto: Arkivi i MIA-s