• петок, 20 февруари 2026

Tramvaji del nga shinat në Sarajevë, një person humb jetën, disa të lënduar

Tramvaji del nga shinat në Sarajevë, një person humb jetën, disa të lënduar

Sarajevë, 12 shkurt 2026 (MIA) - Një grua ka ndërruar jetë, ndërsa disa të tjerë u lënduan sot në Sarajevë kur një tramvaj doli nga shinat në njërën nga rrugët më të ngarkuara pranë Muzeut kombëtar të Bosnje e Hercegovinës dhe ambasadës amerikane.

"Një person humbi jetën. Sipas të dhënave momentale, dy persona u lënduan. Prokurori është informuar, ndërsa policia është në vendngjarje", njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas informacioneve, tramvaji doli nga shinat rreth mesditës dhe ka thyer mburojën ku ka rrëshqitur dhjetë metra në rrugë. E gjithë pjesa e përparme e tramvajit është shkatërruar.

Në aksident, gruaja u shtyp nga tramvaji i cili doli nga shinat. Për të arritur te trupi i saj, zjarrfikësit duhej prerë strukturën e dëmtuar të automjetit.

Bëhet fjalë për një nga tramvajet e vjetra të prodhimit çek të cilët po përdoren gjithnjë e më pak, sepse vitin e kaluar filluan të zëvendësohen me automjete të reja të prodhuara nga kompania zvicerane Shtadler.

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан