• понеделник, 23 март 2026

Trampi: Është tepër vonë për negociata me Iranin

Trampi: Është tepër vonë për negociata me Iranin

 Uashington, 3 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp në rrjetin e tij social "Truth Social" njoftoi se është tepër vonë për negociata me Iranin.

 Duke iu përgjigjur një përdoruesi, i cili deklaroi se sulmet amerikane çuan në "lindjen e doktrinës së Trampit", presidenti amerikan u përgjigj:

 "Mbrojtja e tyre ajrore, forca ajrore, marina dhe liderë janë zhdukur. Duan të bisedojnë. U thashë: Shumë vonë!", njoftoi Trampi.

SHBA dhe Izraeli më 28 shkurt e sulmuan Iranin, ndaj të cilit Teherani u përgjigj me sulme ndaj Izraelit, bazave amerikane dhe infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit Persik. 

 Foto: EPA

 

Остани поврзан