• петок, 20 февруари 2026

Trampi u kërcënua se të bllokojë urën e re midis ShBA-së dhe Kanadasë për shkak të mosmarrëveshjes tregtare

Trampi u kërcënua se të bllokojë urën e re midis ShBA-së dhe Kanadasë për shkak të mosmarrëveshjes tregtare

 Uashington, 10 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi është kërcënuar se të bllokojë hapjen e një ure të re që lidh ShBA-në  dhe Kanadanë, duke përmendur mungesën e "drejtësisë dhe respektit" nga ana e qeverisë kanadeze për shkak të tensioneve të vazhdueshme tregtare.

 "Nuk do të lejoj që kjo urë të hapet derisa ShBA të dëmshpërblehen plotësisht për gjithçka që u kemi dhënë, dhe më e rëndësishmja, derisa Kanadaja nuk sillet ndaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës me drejtësinë dhe respektin që meritojmë", ka shkruar Trampi në rrjetin e tij social Truth Social.

 Ai gjithashtu kërkoi që ura ndërkombëtare "Gordi Hau" mbi lumin Detroit të jetë të paktën 50 për qind në pronësi të ShBA-së, duke shtuar se negociatat do të fillojnë menjëherë, raportoi DPA.

Ura i lidh qytetin e Uindzor në provincën kanadeze të Ontarios me Detroitin në shtetin amerikan të Miçigenit dhe është projektuar për trafik me gjashtë korsi, si dhe për këmbësorë dhe çiklistë. 

 Kanadaja po financon ndërtimin, i cili do të paguhet përmes taksave, dhe ura është planifikuar të hapet më vonë këtë vit. Perosna zyrtarë paraprakisht deklaruan se kjo do të nxisë tregtinë midis vendeve fqinje.

Trampi e ka kritikuar Kanadanë  se nuk përdor  prodhime amerikane si çeliku në ndërtim dhe për angazhimin e saj të kufizuar të njoftuar së fundmi me Kinën në tregti - një veprim që e ka shtyrë atë të kërcënojë me tarifa 100 për qind mbi importin kanadez dhe aeroplanët kanadezë. 

 Trampi shpesh e ka përdorur kërcënimin e tarifave për të shtyrë përpara politikat e tij, ndonjëherë pa i realizuar ato në fund. Vërejtjet e tij vijnë pasi kryeministri kanadez Mark Karni tërhoqi vëmendjen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos me një fjalim që u interpretua gjerësisht si një kritikë ndaj qasjes së Trampit "Amerika në vendin e parë".

Presidenti amerikan disa herë ka shprehur dëshirën e tij për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të amerikan. 

 Foto: DPA

 

Остани поврзан