• петок, 20 февруари 2026

Trampi thotë se mosarritja e marrëveshjes do të jetë "shumë traumatike" për Iranin

Trampi thotë se mosarritja e marrëveshjes do të jetë

Uashington, 13 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp e paralajmëroi Iranin në pasoja serioze nëse nuk arrin marrëveshje me SHBA-në.

"Do të jetë shumë traumatike për Iranin nëse nuk arrijnë marrëveshje", tha mbrëmë Trampi në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shtoi se Irani duhej të pajtohet me marrëveshjen që vitin e kaluar, kur Uashingtoni dhe Teherani negociuan për programin bërthamor kontestues të Iranit.

Pas takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, Trampi pardje theksoi se preferon një marrëveshje me Iranin para veprimit ushtarak. Ai shtoi se samiti do të vendosë se si do të veprojë SHBA, duke i përshkruar bisedimet me Netanjahun si "shumë të mira".

Izraeli një kohë të gjatë paralajmëron kundër çdo lloj marrëveshje që është kufizuar vetëm në programin bërthamor të Republikës Islamike. Shteti hebraik i bëri thirrje Iranit, armikut të tij të përjetshëm, për të zvogëluar arsenalin e raketave balistike dhe mbështetjen për grupet aleate në rajon, përkujton DPA.

Disa zyrtarë në administratën amerikane kanë kërkuar gjithashtu kërkesa më të gjera. Megjithatë, Trampi në përgjithësi i ka mbajtur qëllimet e SHBA-së relativisht të paqarta në negociatat e rinovuara së fundmi me Iranin. Teherani insistonte në atë se është i gatshëm të negociojë vetëm për çështjen bërthamore.

Pasi Irani me dhunë shtypi protestat masive, me ç'rast u publikua se janë vrarë mijëra demonstrantë, Trampi e kërcënoi Teheranin me ndërhyrje ushtarake dhe e përforcoi praninë ushtarake amerikane në rajon, duke përfshirë edhe aeroplanmbajtësen "Ju-Es-Es Abraham Linkoln". sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан