• петок, 20 февруари 2026

Trampi sot do të kryesojë me takimin e parë të Këshillit të Paqes

Trampi sot do të kryesojë me takimin e parë të Këshillit të Paqes

Uashington, 19 shkurt 2026 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp, sot do të kryesojë me takimin e parë të Këshillit të Paqes, në hije të çështjeve të pazgjidhura për të ardhmen e Gazës rreth ngjarjes, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues nga më shumë se 45 vende.

Çarmatimi i Hamasit, fondi i rikonstruimit dhe rrjedha e ndihmës humanitare për popullsinë e enklavës palestineze janë çështje që do të vënë në provë efektivitetin e Këshillit në javët dhe muajt në vijim.

Pritet që Trampi të publikojë se si anëtarët kanë mbledhur deri më tani pesë miliardë dollarë për rikonstruimin e Gazës, nga të cilat 1,2 miliardë janë siguruar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti.

Këshilli i Paqes është një organ i diskutueshëm sepse përfshin Izraelin, por jo palestinezët, sepse sipas ideve të Trampit, përveç Gazës, duhet të merret edhe me çështje të tjera, gjë që ka ngritur shqetësime se mund të zvogëlojë rolin e OKB-së si platformë kryesore për diplomacinë globale dhe zgjidhjen e konflikteve.

Zyrtarë të lartë amerikanë, gjithashtu, deklaruan se Trampi do të publikojë se disa vende planifikojnë të dërgojnë mijëra trupa në Forcat ndërkombëtare për stabilizim për të ndihmuar në ruajtjen e paqes në Gazë.

Në ngjarjen prite delegacione nga 47 vende, përfshirë Bashkimin Evropian. Megjithatë, në takim nuk do të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së - Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe Kina.

Përveç Trampit, sekretarit shtetëror amerikan Marko Rubio, përfaqësuesve amerikanë Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner, do të flasin edhe ish-kryeministri britanik Toni Bler, i cili do të mbajë një pozicion të lartë në Këshillin e Paqes, Ambasadori i SHBA-së në OKB, Majk Vallc dhe Përfaqësuesi i Lartë për Gazën, Nikollaj Mlladenov. 

Vendimi i papritur i Komisionit Evropian për të dërguar Komisioneren e Mesdheut Dubravka Shuica në takimin e parë zyrtar të Këshillit të Paqes në Uashington ka shkaktuar zemërim midis disa vendeve anëtare, ndërsa Franca kryeson në shprehjen e kundërshtimeve institucionale dhe politike, publikoi dje "Euronjuz".

Në takimin e djeshëm të ambasadorëve të BE-së dje, kritikët argumentuan se pjesëmarrja e Shuicës, për të cilën kryeqytetet nuk ishin informuar paraprakisht, nuk ka mandatin e nevojshëm dhe rrezikom të interpretohet si mbështetje kolektive për iniciativën kontroverse, deklaruan disa diplomatë për "Euronjuz". duke folur në kushte anonimiteti. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан