• сабота, 16 мај 2026

Trampi shprehu optimizëm për marrëveshje të mundshme me Iranin

Trampi shprehu optimizëm për marrëveshje të mundshme me Iranin

Uashington, 17 prill 2026 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, shprehu optimizëm se së shpejti mund të arrihet marrëveshje me Iranin, edhe krahas shqetësimit rreth përshkallëzimit të konfliktit, krizës energjetike dhe pasojat për NATO-n dhe Lindjen e Mesme. 

Trampi në tubimin në Las Vegas deklaroi se situata “lëviz në drejtim të mirë” dhe se konflikti “duhet të përfundojë së shpejti”. 

Ai shtoi se operacionet ushtarake ishin “të pasuksesshme” dhe e lavdëroi fuqinë e armatës amerikane. 

Paraprakisht, Trampi deklaroi se Irani është pajtuar të dorëzojë një pjesë të uraniumit të pasuruar, që është një nga pikat kyçe kontestuese në bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit. 

Sipas paralajmërimeve të tij, raundi i ri i bisedimeve ndërmjet dy palëve ka mundësi të mbahet gjatë fundjavës. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан