• вторник, 24 март 2026

Trampi: SHBA-ja ka rezerva të pakufizuara të armëve, jemi të gatshëm për fitore të madhe

Trampi: SHBA-ja ka rezerva të pakufizuara të armëve, jemi të gatshëm për fitore të madhe

Uashington, 3 mars 2026 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp në platformën e tij Truth Social shkroi se rezervat amerikane të municionit janë në maksimumin historik që analistët e interpretojnë si porosi të qartë drejt Teheranit dhe publikut botëror për fuqinë ushtarake të SHBA-së. 

Trampi thotë se SHBA-ja është e gatshme për operacione afatgjate nëse kjo është e nevojshme. 

“Ne kemi rezerva praktikisht të pakufizuara të municioneve me rreze të mesme dhe të lartë. Luftërat mund të zhvillohen 'përgjithmonë' dhe me shumë sukses duke përdorur vetëm këto burime", porositi Trampi, duke shtuar se armët amerikane janë superiore ndaj atyre të çdo vendi tjetër.

Edhe pse e pranoi se rezervat në mënyrë shumë të sofistikuar, armatimit „high-end“ ende nuk janë në nivelin e dëshiruar, ai theksoi se SHBA-ja posedon rezerva të konsiderueshme të shpërndara në vendet aleate në mbarë botën. 

Presidenti i SHBA-së gjithashtu e kritikon paraardhësin e tij Xho Bajden, duke e akuzuar për shpenzim të pakontrolluar të parave të shtetit dhe dobësimin e kapaciteteve ushtarake amerikane me dërgimin e ndihmës për Ukrainën. 

“Xho Bajden i përgjumur i dha gjithçka P.T. Barnum (Zelenski!) nga Ukraina – me vlerë qindra miliarda dollarë. Ndërsa i dhuroi falas armët tona më të përparuara, ai nuk bëri asnjë përpjekje për të rimbushur rezervat”, shkroi Trampi.

Edhe krahas sfidave në terren dhe kërcënimet të cilat vijnë nga Irani pas vrasjes së udhëheqësit suprem Ali Hamnei, Trampi e siguron publikun amerikan se ushtria është e përgatitur plotësisht. 

“Për fat të mirë, e rinovova ushtrinë në mandatin tim të parë dhe vazhdoj ta bëj këtë. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për fitore të madhe”, përfundoi ai në publikimin e tij. fc/

 

Остани поврзан