• петок, 15 мај 2026

Trampi refuzon të mbajë jelek antiplumb edhe krahas përpjekjeve për atentat: Nuk dua të dukem 20 kilogramë më i rëndë

Trampi refuzon të mbajë jelek antiplumb edhe krahas përpjekjeve për atentat: Nuk dua të dukem 20 kilogramë më i rëndë

 Uashington, 1 maj 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se ka refuzuar një propozim për të veshur jelek antiplumb (pancir), edhe krahas disa atentateve ndaj tij, megjithëse konfirmoi se një gjë e tillë i ishte rekomanduar.

 "Nuk e di nëse do të duroja të dukesha 20 kilogramë më i rëndë", tha Trampi, duke i përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

 Ai shtoi se ishte "shumë mirë" që agjenti i Shërbimit Sekret, i cili u qëllua fundjavën e kaluar gjatë një atentati ndaj tij në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në hotelin Hilton në Uashington, mbante veshur jelek antiplumb.

 "Jeleku bëri një punë të jashtëzakonshme - ai u godit nga afër dhe as nuk donte të shkonte në spital", deklaroi Tramp, duke shtuar se veshja e jelekëve ishte "diçka për të cilën duhet të mendojë".

 Në pyetjen nëse është i shqetësuar për një tjetër përpjekje olr atentat, Trampi u përgjigj se nuk mendon për atë. "Nëse mendoj, nuk do të mund ta bëj mirë këtë punë - do të endoja vetëm për atë", tha ai.

 Trampi më parë u përball me dy përpjekje të tjera për atentat gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024 dhe u ndërsa gjatë sulmit në korrik të vitit të njëjtë u lëndua në pjesëne parme të veshit.

 Foto: Arkivi 

 

Остани поврзан