Trampi për liderin e ri: Do të shohim se çka do të ndodh
- Presidenti amerikan Donald Tramp dha një koment të shkurtër pas lajmit se Moxhtaba Hamenei u zgjodh lideri i ri suprem i Iranit, duke deklaruar në një intervistë për "Tajms of Izrael": "Do të shohim se çfarë do të ndodh".
Uashington, 9 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp dha një koment të shkurtër pas lajmit se Moxhtaba Hamenei u zgjodh lideri i ri suprem i Iranit, duke deklaruar në një intervistë për "Tajms of Izrael": "Do të shohim se çfarë do të ndodh".
Tramp tha se vendimi kur të përfundojë lufta me Iranin do të merret "së bashku" me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, por ai tregoi se fjala e fundit do të jetë e tij.
"Mendoj se (vendimi) do të jetë i ndërsjellë... deri diku. Ne po diskutojmë. Do të marr një vendim në kohën e duhur, por do t'i marrim parasysh të gjithë faktorët", deklaroi presidenti amerikan.
Ai shtoi se pa të dhe Netanjahun, Irani do ta shkatërronte Izraelin.
Tramp shprehu gjithashtu pakënaqësinë e tij që presidenti izraelit Isak Hercog nuk e fali Netanjahun në rastin për korrupsion.
"Thuani atij presidenti ta falë menjëherë", tha Tramp. mb/
Foto: MIA