• среда, 15 април 2026

Trampi porosit Iranin të "mbushet mend para se të jetë vonë"

Trampi porosit Iranin të

Uashington, 26 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot i bëri thirrje Iranit të "mbushet mend para se të jetë vonë", duke publikuar paralajmërimin në rrjetin e tij social "Tru soushal". 

"Negociatorët iraninanë janë shumë më ndryshe dhe të çuditshëm", tha ai duke theksuar se në mungesë të një marrëveshjeje "nuk do të ketë kthim te e kaluara dhe nuk do të jetë bukur".  

"Ata na përgjërohe të nënshkruajmë një marrëveshje, gjë që duhet ta bëjnë sepse janë shkatërruar ushtarakisht, pa asnjë shansë për rëmëkëmbje, e megjithatë publikisht deklarojnë se vetëm 'po e shqyrtojnë propozimin tonë" GËNJESHTËR!!! Më mirë do t'u bënte që sa më shpejtë të mbushen mend", theksoi ai. 

Në një postim tjetër, presidenti amerikan shkroi se "SHBA-ja nuk ka nevojë për asgjë nga NATO", duke u ankuar për vendet anëtare të Aleancës Veri-atlantike se nuk kanë bërë absolutisht asgjë për ta ndihmuar në luftën kundër Iranit.

"Vendet anëtare të NATO-s nuk kanë bërë absolutisht asgjë për t'i ndihmuar (SHBA-së) me kombin e çmendur, tani të dëmtuar rëndë, që është Irani", shkroi ai.

"SHBA-së nuk i nevojitet asgjë nga NATO, por asnjëherë mos e harroni këtë moment shumë të rëndësishëm të historisë", shtoi ai në mesazhin e tij të shkruar me shkronja të mëdha. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан