• сабота, 21 февруари 2026

Trampi: Po zhvillohen bisedime shumë të mira për Ukrainën, diçka mund të ndodhë

Trampi: Po zhvillohen bisedime shumë të mira për Ukrainën, diçka mund të ndodhë

Uashington, 7 shkurt 2026 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi sot se po zhvillohen “bisedime shumë të mira” në lidhje me luftën ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, duke theksuar se si rezultat i bisedimeve “diçka mund të ndodhë”, pa dhënë detaje shtesë. 

“Shumë, shumë bisedime të mira, në lidhje me Rusinë dhe Ukrainën. Diçka mund të ndodhë”, u tha Trampi gazetarëve. 

Mediat raportuan dje, duke cituar burime, se negociatorët amerikanë dhe ukrainas diskutuan qëllimin që Rusia dhe Ukraina të arrijnë një marrëveshje paqeje deri në mars, megjithëse, sipas burimeve të njohura me bisedimet, ka të ngjarë që ky afat të mos përmbushet për shkak të mosmarrëveshjeve mbi çështjen kyçe për territorin.

Sipas burimeve të njëjta, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina biseduan edhe për mundësinë për mbajtje të referendumit dhe zgjedhjeve në maj. 

I dërguari i posaçëm i Trampit, Stiv Vitkof, të enjten deklaroi se delegacionet nga SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia arritën marrëveshje për shkëmbim të 314 pengjeve ushtarake. fc/

Foto: Arkivi 

Остани поврзан