• петок, 20 февруари 2026

Trampi në takimin me Netanjahun këmbënguli për vazhdimin e negociatave me Iranin

Trampi në takimin me Netanjahun këmbënguli për vazhdimin e negociatave me Iranin

Uashington, 11 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se gjatë takimit të sotëm me kryeministrin izraelit Benjamin Netankahu, ai këmbënguli për vazhdimin e negociatave me Iranin për programin bërthamor të Teheranit.

"Takimi ishte shumë i mirë, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona vazhdojnë. Nuk u arrit asgjë konkrete, përveçse këmbëngula që negociatat me Iranin të vazhdojnë për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje", theksoi Tramp.

Kabineti i Netanjahut para takimit kumtoi se kryeministri izraelit dëshiron që këto bisedime të përfshijnë edhe kufizime mbi programin e raketave balistike të Iranit dhe mbështetjen e Teheranit për grupet ekstremiste si Hamasi dhe Hezbollahu. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан