• петок, 15 мај 2026

Trampi në Pekin: Bisedime kyçe me Si për luftën në Iran dhe deficitin tregtar

Trampi në Pekin: Bisedime kyçe me Si për luftën në Iran dhe deficitin tregtar

Pekin, 13 maj 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp sonte arriti në Pekin, ku u prit me nderime të larta shtetërore para samitit me kolegun e tij kinez, Si Xhinping, ku pritet të zgjidhen çështje kyçe për ekonominë dhe sigurinë globale.

Gjatë vizitës dyditore, liderët e super fuqive botërore do të bisedojnë për tarifat tregtare, konkurrencën teknologjike, luftën në Iran dhe marrëdhëniet e Amerilës me Tajvanin.

Trampi kthehet në Kinë e cila është dukshëm më e sigurt në krahasim me vizitën e tij të fundit në vitin 2017, përderisa njëkohësisht po përballet me presion të shtuar brenda për shkak të fushatës ushtarake në Lindjen e Afërt, shkruan Bi-Bi-Si.

Udhëtimi fillimisht ishte caktuar për në mars, por u shtye për shkak të luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, konflikt i cili vazhdon ta destabilizojë ekonominë globale.

Në tapetin e kuq Trampi u prit nga nënpresidenti kinez, Han Xheng. ky hap interpretohet si akt i respektit nga Pekini, duke pasur parasysh atë që gjatë vizitës së fundit presidenti u prit nga një funksionar i rangut më të ulët.

The arrival everyone has waited for. 🇺🇸🇨🇳 pic.twitter.com/B1DTgI9HKR

— The White House (@WhiteHouse) May 13, 2026

Presidenti amerikan është i shoqëruar nga dajli i tij Erik Tramp dhe një sërë titanësh të industrisë teknologjike, prëfshirë Ilon Mask nga "Teslla" dhe Shensen Huang nga "Nvidia", ndërsa pritet t'u bashkohen edhe drejtorët ekzekutivë të kompanive "Epëll", "Blekrok" dhe "Boing".

"Do të kërkoj nga presidenti Si, lider me merita të jashtëzakonshme, ta 'hapë' Kinën që këta njerëz të shkëlqyeshëm të mund ta bëjnë magjinë e tyre dhe të ndihmojnë të ngritet Republika popullore në nivel akoma mët ë lartë", kumtoi Trampi në rrjetet sociale para aterimit.

Këmbimi tregtar mes dy vendeve shënon rënie në vitet e fundit për shkak të luftës tarifore. Vitin e kaluar këmbimi i përgjithshëm ishte 414,7 miliardë dollarë, që është rënie e ashpër në krahasim me 690,4 miliardë dollarë, shlnaur në vitin 2022. Trampi shpreson se do ta ulë deficitin tregtar, i cili vitin e kaluar tejkaloi 200 miliardë dollarë në dobi të Kinës.

Lufta në Iran do të jetë një ndër pikat më të rëndësishme në rendin e ditës. Kina në masë të madhe mbështetet në naftën iraniane, ndërsaeksporti praktikisht është ndërprerë sepse anijet nuk mund të navigojnë nëpër ngushticën e Hormuzit. Pekini është nën presion në rritje nga SHBA-ja për ta shfrytëzuar ndikimin ekonomik dhe politik ndaj Teheranit.

Para nisjes, Trampi deklaroi se me presidentin Si do të kenë "bisedë të gjatë" për Iranin, por theksoi se "nuk mendon se nevojitet ndihmë" prë zgjidhje të konfliktit.

Takimi do të shënohet edhe me tensionet rreth Tajvanit. Administrata e trampit miratoi marrëveshje të madhe për armë me Taipein, por njëkohësisht e ulë retorikën për gatishmërinë drejtpërdrejtë ta mbrojë ishullin. Një grup senatorësh i dërguan letër Trampit, duke kërkuar prej tij t'i konfirmojë presidentit Si se mbështetja amerikane për Tajvanin nuk është lëndë e negociatave.

Trampi nesër do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare në Sallën e madhe të popullit, banket shtetëror dhe seri takimesh bilaterale, ndërsa vizitën do ta përfundojë të premten pas drekës së punës me presidentin Si. ab/

fotо: printskrin profili në X i Shtëpisë së Bardhë

Остани поврзан