Trampi nuk është i kënaqur nga propozimi iranian për përfundimin e luftës, thotë një përfaqësues zyrtar
- – Presidenti amerikan, Donald Tramp nuk është i kënaqur nga propozimi iranian për përfundimin e luftës sepse ai nuk e përfshin çështjen për programin bërthamor të Iranit, deklaroi një përfaqësues zyrtar amerikan.
Uashington, 28 prill 2026 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp nuk është i kënaqur nga propozimi iranian për përfundimin e luftës sepse ai nuk e përfshin çështjen për programin bërthamor të Iranit, deklaroi një përfaqësues zyrtar amerikan.
Propozimi më i ri iranian parasheh shtyrje të diskutimit për programin bërthamor të Iranit derisa nuk përfundon lufta dhe nuk zgjidhen kontestet rreth qarkullimit detar nga Gjiri Persik.
SHBA-ja beson se çështjet bërthamore duhet të zgjidhen nga vetë fillimi, ndërsa Trampi nuk ishte i kënaqur nga propozimi iranian për atë arsye, deklaroi një përfaqësues anonim i njoftuar me takimin e presidentit me këshilltarët e sigurisë kombëtare.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Uells, deklaroi se SHBA-ja “nuk do të negociojë përmes mediave” dhe se “ishin të qartë për vijat e tyre të kuqe” përderisa administrata e Trampit synon ta përfundojë luftën kundër Iranit të cilën e filloi në shkurt bashkë me Izraelin.
Marrëveshja paraprake nga viti 2015 ndërmjet Iranit dhe disa vende të tjera, duke e përfshirë edhe SHBA-në, dukshëm e kufizoi programin bërthamor të Iranit, për të cilin Irani një kohë të gjatë insistonte se është për caqe civile. Por, ajo marrëveshje dështoi kur Trampi njëanshëm u tërhoq nga ajo gjatë mandatit të tij të parë. fc/
Foto: EPA