• сабота, 16 мај 2026

Trampi njoftoi zgjatjen e armëpushimit me Iranin, vazhdojnë bllokadat e porteve iraniane

Trampi njoftoi zgjatjen e armëpushimit me Iranin, vazhdojnë bllokadat e porteve iraniane

Uashington/Dubai, 22 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, mbrëmë njoftoi zgjatjen e armëpushimit me Iranin për t'i dhënë kohë Teheranit për negociata, ndërkohë që vazhdon bllokada e porteve iraniane.  

Në një postim në platformën "Truth Social", ai thekson se ka vendosur ta "zgjasë armëpushimin" derisa "Irani të paraqesë një propozim për t'i dhënë fund konfliktit". Ai shtoi se i ka urdhëruar forcat e armatosura ta mbajnë bllokadën. 

Trampi dekraloi se po vepron me kërkesë të Pakistanit, që të shtyhen sulmet derisa liderët dhe përfaqësuesit iranianë të paraqesin, siç thekson ai, një propozim të vetëm për përfundimin e konfliktit. 

"Prandaj e kam urdhëruar ushtrinë tonë të vazhdojë bllokadën dhe, në të gjitha aspektet e tjera, të mbetet e gatshme, kështu që do ta vazhdojë armëpushimin derisa të paraqitet propozimi i tyre dhe të përfundojnë bisedimet, në një mënyrë apo në një tjetër", tha Trampi.  

Agjencitë botërore përcjellin deklaratën e një zyrtari të lartë iranian, i cili deklaron se Irani mund të marrë pjesë në bisedime me SHBA-në në Pakistan nëse Uashingtoni heq dorë nga politikat e tij të presioneve dhe kërcënimeve. Ai shtoi se Teherani i hedhë poshtë negociatat që do të nënkuptonin dërozim. 

Përfaqësuesi iranian thekson se Pakistani, si ndërmjetës, vazhdon përpjekjet për t'i bindur SHBA-të të heqin bllokadën detare dhe të lirojnë anijen "Touska" nën flamurin iranian, e cila të dielën u sekuestrua nga forcat amerikane. 

Ai e akuzoi Uashingtonin se "çdo ditë krijon pengesa të reja në vend që të zgjidhë dallimet". qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан