Trampi: Nevojitet marrëveshje bërthamore, e cila do ta zëvendësojë "Fillimin e ri"
- – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se nevojitet marrëveshje e re për kufizimin e arsenaleve bërthamore pasi skadoi "Fillimi i ri".
Uashington, 6 shkurt 2026 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se nevojitet marrëveshje e re për kufizimin e arsenaleve bërthamore pasi skadoi "Fillimi i ri".
“Në vend që ta zgjerojnë 'Fillimin e ri", marrëveshje e negociuar keq nga ana e SHBA-së, e cila, mes tjerash, shkelet ashpër – ekspertët tanë bërthamorë duhet të punojnë në marrëveshje të re, të përmirësuar dhe të modernizuar, që zgjat gjatë në të ardhmen”, publikoi Trampi në platformën e tij “Truth soshëll” (Truth social)
Ai në publikim saktëson se cilat shtete duhet të marrin pjesë në marrëveshjen e re, por zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kerollajn Levit deklaroi se do të vazhdojnë bisedimet me Rusinë.
Trampi paraprakisht theksonte se nuk është i shqetësuar për skadimin e "Fillimit të ri" dhe insistoi që Kina të përfshihet në marrëveshjen e ardhshme.
"Fillimi i ri" është nënshkruar në vitin 2010 dhe është marrëveshja e fundit ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së për kontroll të armatosjes, arsenalet e të dyja vendeve ishin kufizuar në maksimum 1.550 koka luftarake të shpërndara dhe numër maksimal të mbajtësve të raketave dhe bombarduesve të rëndë në 800. Kjo ishte afro 30 për qind më pak armë bërthamore nga kufiri paraprak prej vitit 2002.
Levit theksoi se sipas njohurive të saj, “nuk ka marrëveshje kalimtare me Rusinë për vazhdimin e 'Fillimit të ri'”. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s