Trampi: NATO tani po ofron ndihmë, ata ishin të padobishëm kur ne kishim nevojë për ta
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka refuzuar ofertën e vendeve të NATO-s për ndihmë në Ngushticën e Hormuzit dhe u ka thënë atyre të "ruajnë distancën".
Uashington, 17 prill 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka refuzuar ofertën e vendeve të NATO-s për ndihmë në Ngushticën e Hormuzit dhe u ka thënë atyre të "ruajnë distancën".
Trampi njoftoi se mori një telefonatë nga NATO duke e pyetur nëse kishte nevojë për ndihmë.
"U thashë të qëndronin larg, përveç nëse donin vetëm të mbushnin anijet e tyre me naftë. Ishin të padobishëm kur kishim nevojë për ta, tigër letre", shkroi presidenti amerikan në rrjetin e tij social Truth Social.
Ai falënderoi Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin për guximin dhe ndihmën e tyre të madhe dhe njoftoi se Irani, me ndihmën e SHBA-së, do të largojë të gjitha minat nga Ngushtica e Hormuzit. sa/