Trampi më 26 maj do të ketë kontroll vjetor në spitalin "Volter Rid"
- – Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan Donald Tramp më 26 maj do të ketë kontroll vjetor në spitalin ushtarak "Volter Rid".
Uashington, 12 maj 2026 (MIA) – Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan Donald Tramp më 26 maj do të ketë kontroll vjetor në spitalin ushtarak "Volter Rid".
Trampi do t’i nënshtrohet "vlerësimeve rutinë vjetore stomatologjike dhe mjekësore si pjesë e kujdesit të tij të rregullt parandalues shëndetësor".
Publiku amerikan me kujdes e ndjek gjendjen shëndetësore të 79-vjeçarit Tramp. Para pak kohësh ai u paraqit me mavijosje ose ndryshime të ngjyrës së lëkurës të duarve. Shtëpia e Bardhë njoftoi se kjo është për shkak të ilaçeve për hollimin e gjakut. fc/
Foto: EPA