Trampi: Mendoj se kam marrëveshje me Putinin dhe Zelenskin për zgjidhjen e luftës në Ukrainë
- Presidenti amerikan Donald Tramp tha se beson që ka marrëveshje paqësore me Rusinë dhe Ukrainën.

Uashington, 24 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp tha se beson që ka marrëveshje paqësore me Rusinë dhe Ukrainën.
Presidenti tha se marrëveshja me presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski "është në ajër", por theksoi se marrëveshja është afër.
"Mendoj se Rusia është e gatshme dhe shumë njerëz thanë se Rusia dëshiron të përfundojë gjithë puna. Dhe mendoj se kemi marrëveshje me Rusinë. Duhet të arrijmë marrëveshje me Zelenskin", u tha Trampi gazetarëve në Dhomën Ovale.
"Mendova se mund të ishte më lehtë të përballem me Zelenskin, Deri tani ishte më vështirë...Por, mendoj se kemi marrëveshje me të dy. Shpresoj se do ta bëjnë këtë", tha Trampi.
I pyetur për propozimin e SHBA-së të paraqitur për Ukrainën, sipas të cilit Krimea do të njihet si territor de jure rus, Trampi nuk u kthye drejtpërdrejtë në këtë pyetje, duke theksuar se "nuk ka favorit", ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë dhe se dëshiron që vetëm lufta të përfundojë.
Presidenti amerikan tha se së shpejti mund të takohet me Putinin pas udhëtimit në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Në pyetjen nëse mund të takohet me Putinin në Arabinë Saudite, Trampi tha se është e mundur, por pak e besueshme. Trampi mbrëmë tha se deklarata e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski se Kievi nuk mund ta njohë shkëputjen e Krimesë është "shumë e dëmshme për negociatat paqësore me Rusinë".
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mburret në kopertinën e "Uolstrit xhurnal" se "Ukraina ligjërisht nuk do ta njohë pushtimin e Krimesë. Nuk ka për ç'farë të flitet", shkruan Trampi në rrjetin e tij Truth Social.
Sipas tij, ajo deklaratë është shumë e dëmshme për negociatat paqësore me Rusinë, duke e marrë parasysh se Krimea "është e humbur para disa vitesh nën udhëheqësinë e presidentit Barak Husein Obama" dhe nuk është as temë për bisedë. sa/