Trampi mbërriti në Pekin
- Presidenti i ShBA-së Donald Trampi ka mbërritur në kryeqytetin kinez, Pekin. Për nesër sipas kohës lokale është planifikuar takim me presidentin kinez Shji Xhinping në të cilin do të bisedohet për çështjet e tregtisë, marrëdhënieve dypalëshe dhe sigurisë.
Pekin, 13 maj 2026 (MIA) - Presidenti i ShBA-së Donald Trampi ka mbërritur në kryeqytetin kinez, Pekin. Për nesër sipas kohës lokale është planifikuar takim me presidentin kinez Shji Xhinping në të cilin do të bisedohet për çështjet e tregtisë, marrëdhënieve dypalëshe dhe sigurisë.
Trampi në aeroport u prit me nderime ushtarake dhe orkestër ushtarake nga një delegacion kinez i udhëhequr nga zëvendëspresidenti Han Zheng. Në pistë kishte edhe 300 të rinj kinezë të veshur me uniforma blu dhe të bardha dhe që valëvitnin flamuj kinezë.
Presidenti amerikan në Pekin shoqërohet nga Sekretari i Shtetit Marko Rubio, ministri i Mbrojtjes Pit Hegset dhe përfaqësuesi i Tregtisë Xhejmison Grir. Ministri amerikan i Financave Skot Bener në Pekin udhëtojë nga Seuli.
Në delegacionin amerikan janë edhe dhjetëra biznesmenë amerikanë, mes të cilëve edhe drejtori ekzekutiv i "Epëll", Tim Kuk, Ilon Mask nga "Teslla", drejtori ekzekutiv i "Boing", Keli Ortbert, si dhe përfaqësues nga "BlekRok", "Goldman saks", "Viza", "Masterkard dhe kompani të tjera të mëdha.
Foto: Arkivi i MIA-s