Trampi: Lufta me Iranin "pothuajse ka mbaruar plotësisht"
- – Presidenti amerikan Donald Tramp sot për televizionin amerikan CBS News deklaroi se vlerëson se lufta me Iranin në masë të madhe ka përfunduar.
Uashington, 9 mars 2026 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp sot për televizionin amerikan CBS News deklaroi se vlerëson se lufta me Iranin në masë të madhe ka përfunduar.
"Mendoj se lufta ka mbaruar, pothuajse plotësisht", tha Trampi në intervistën telefonike, raportoi DPA.
“Ata nuk kanë marinë, nuk kanë komunikime, nuk kanë forcë ajrore. Raketat e tyre janë reduktuar në të shtëna të vetme. Dronët e tyre po hidhen në erë kudo, përfshirë edhe fabrikat e tyre të prodhimit të dronëve. Nëse shikoni, nuk u ka mbetur asgjë. Nuk ka mbetur asgjë në kuptimin ushtarak", tha ai.
Trampi shtoi se SHBA-ja është “shumë përpara” nga vlerësimi i tij fillestar për kornizën kohore prej katër deri pesë javë.
Forcat izraelite dhe amerikane sulmuan Iranin në fund të shkurtit, duke synuar udhëheqjen politike dhe ushtarake të vendit, së bashku me mbrojtjen e tij ajrore, marinën, forcën ajrore dhe kapacitete të tjera ushtarake.
Pasi filluan sulmet, Trampi tha se priste që fushata të zgjaste katër deri në pesë javë. Në fund të javës së kaluar, zëdhënësja e qeverisë Kerolin Livit, përmendi një periudhë prej katër deri në gjashtë javësh. fc/
Foto: DPA