• сабота, 16 мај 2026

Trampi: Kjo nuk më dekurajon nga lufta në Iran

Trampi: Kjo nuk më dekurajon nga lufta në Iran

Uashington, 26 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp tha pas incidentit të armatosur në darkën e mbrëmshme të korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë se kjo nuk do ta dekurajonte nga lufta në Iran, megjithëse supozon se të shtënat nuk kanë lidhje me konfliktin.

"Kjo nuk do të më ndalojë të fitoj luftën në Iran. Nuk e di nëse të shtënat kishin të bënin me të, por bazuar në atë që dimë deri më tani, nuk mendoj kështu", tha Trampi pas incidentit në një konferencë për shtyp.

Megjithatë, Trampi më parë tha se "nuk dihet kurrë" nëse sulmi kishte lidhje me konfliktin në Iran. Ai theksoi se hetuesit ende po përcaktojnë motivet e sulmuesit, të cilin e përshkroi si një "ujk të vetmuar".

"Si-bi-es njuz" (CBS News)  njoftoi identitetin e sulmuesit të dyshuar në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të mbrëmshme, duke bërë që Trampi dhe zonja e Parë Melania të evakuoheshin nga salla dhe të dërgoheshin në një vend të sigurt.

Sulmuesi është identifikuar si 31-vjeçari Kol Tomas Allen nga një periferi e Los Anxhelosit.

Pas incidentit, ai është nën mbikëqyrjen e policisë në një spital ku po merr kujdesin mjekësor.

Kryeprokurori Tod Blansh tha se akuzat zyrtare kundër sulmuesit do të ngrihen "shumë shpejt".

Agjenti që ndaloi sulmuesin përfundoi në spital. Ai u godit në jelekun antiplumb dhe ndodhet në spital. sa/

foto: EPA

Остани поврзан