Trampi kërkon bazë të re juridike për doganat ndëshkuese ndaj vendeve të tjera
- – Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp filloi serinë e hetimeve kundër partnerëve kyçë ekonomikë që të gjejë bazë të re juridike për vendosje të doganave ndëshkuese, pasi Gjykata Supreme e SHBA-së paraprakisht e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ekonomike nga ana e Trampit si të paligjshme.
Uashington, 12 mars 2026 (MIA) – Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp filloi serinë e hetimeve kundër partnerëve kyçë ekonomikë që të gjejë bazë të re juridike për vendosje të doganave ndëshkuese, pasi Gjykata Supreme e SHBA-së paraprakisht e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ekonomike nga ana e Trampit si të paligjshme.
Përveç Bashkimin Evropian, hetimi do t’i përfshijë Zvicrën, Norvegjinë, Kinën, Japoninë, Meksikën, Tajvanin, Indinë dhe vende të tjera në Azi, por jo edhe Kanadanë, njoftuan agjencitë.
Komisari amerikan për tregti, Xhejmison Gir, deklaroi se hetimi ka të bëjë me një pjesë të Ligjit për tregti të SHBA-së nga viti 1974 dhe se ekziston dyshim se shumë vende kanë ndërtuar kapacitet të shtuar prodhues i cili nuk është bazuar në kërkesën vendore ose globale dhe kjo në dëm të SHBA-së.
Sipas SHBA-së, kjo mund ta dëmtojë konkurrencën korrekte në treg. SHBA-ja tashmë e shfrytëzoi ligjin nga viti 1974 në të kaluarën, për shembull, gjatë vendosjes së doganave speciale ndaj Kinës.
Gjithashtu, do të hetohet edhe shfrytëzimi dyshues i punës së fëmijëve dhe të robërve, ndërsa ai hetim do të përfshijë më shumë se 60 vende.
Në dokumentet zyrtare, SHBA-ja fajëson shumë vende për kapacitet të tillë të tepërt strukturor, kryesisht në prodhimin e aluminit, baterive, elektronikës, makinerive, gjysmëpërçuesve, enëve të gatimit, qelive diellore dhe çelikut, si sektorët që, sipas zyrtarëve në Uashington, po vuajnë më shumë nga kapaciteti prodhues amerikan.
Si pjesë e hetimit, nga maji do të mbahen edhe debate publike, ndërsa do të konsultohen qeveritë e vendeve të prekura.
Hetimet vlerësohen si hap i parë i Trampit në përpjekjen e tij që përsëri të vendosë dogana të larta për numër të madh të vendeve.
Gjykata Supreme e SHBA-së më 20 shkurt rrëzoi vendimin e Trampit për të vendosur tarifa të larta për shumë vende të botës në fillim të vitit 2025, duke argumentuar se duke thirrur ligjin e emergjencës kombëtare, ai kishte tejkaluar kompetencat presidenciale.
Të njëjtën ditë, Trampi publikoi se vendos dogana shtesë prej 10 për qind për import nga e gjithë bota, ndërsa vetëm një ditë më vonë i rriti në 15 për qind, me urdhër ekzekutiv që e anashkaloi Kongresi. Megjithatë, ai për momentin nuk i ka rritur doganat në 15 për qind.
Me urdhër të Gjykatës Supreme, presidenti amerikan e bazoi vendimin e tij të ri në nenin 122 të Ligjit për tregti nga viti 1974, i cili i lejon të vendosë dogana për mall të importuar nën rrethana të caktuara deri 150 ditë pa vendim të Kongresit.
Këto 150 ditë skadojnë më 24 korrik, ndërsa atij i duhet leje nga Kongresi që t’i ruajë doganat më të larta më gjatë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s