Trampi kërcënon me një përgjigje "shumë të rëndësishme" nëse Kanadaja lidh marrëveshje me Kinën
- Presidenti amerikan Donald Tramp tha se SHBA-ja do të japë një "përgjigje shumë të rëndësishme" nëse Kanadaja vazhdon me marrëveshjen tregtare që e dakordoi me Kinën.
Uashington, 1 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp tha se SHBA-ja do të japë një "përgjigje shumë të rëndësishme" nëse Kanadaja vazhdon me marrëveshjen tregtare që e dakordoi me Kinën.
"Nëse arrijnë marrëveshje me Kinën, po, do të bëjmë diçka shumë të rëndësishme", tha Trampi para gazetarëve në aeroplanin "Er Fors Uan" rrugës nga Uashingtoni drejt Floridës.
"Nuk duam që Kina ta marrë Kanadanë. Ndërsa nëse lidhin një marrëveshje ashtu siç dëshiron Kina, Kina do ta marrë Kanadanë", shtoi presidenti amerikan.
Trampi javën e kaluar kërcënoi të vendoste tarifa 100 për qind për mallrat e importuara nga Kanadaja nëse vendi vazhdon të zbatojë marrëveshjen e saj tregtare me Kinën. Në një postim në mediat sociale, Trampi tha më pas se kryeministri kanadez Mark Karni ishte "thellësisht i gabuar" nëse mendonte se Kanadaja do të bëhej një "port transbordimi" përmes të cilit Kina do të transportonte mallra dhe produkte në SHBA. "Kina fjalë për fjalë do ta gëlltisë Kanadanë, të tërën, duke përfshirë shkatërrimin e bizneseve të saj, strukturës shoqërore dhe mënyrën e përgjithshme të jetesës. Nëse Kanadaja bën një marrëveshje me Kinën, menjëherë do të përballet me tarifa 100 për qind për të gjitha mallrat dhe produktet kanadeze që vijnë në SHBA", shkroi Tramp në Truth Social një javë më parë. sa/
foto: arkivi