• понеделник, 02 февруари 2026

Numri i viktimave në zjarrin në Zvicër rritet në 41, pasi vdekjes së nj[ adoleshenti në spital

Numri i viktimave në zjarrin në Zvicër rritet në 41, pasi vdekjes së nj[ adoleshenti në spital

 Gjenevë, 1 shkurt 2026 (MIA) - Ndërroi jetë një djalë 18-vjeçar i cili u lëndua në zjarrin në një bar në Kran-Montana, raportoi sot agjencia zvicerane e lajmeve Keystone-SDA, duke cituar prokurorinë.

 Shtetasi i ri zviceran vdiq në një spital në Cyrih. Me vdekjen e tij, numri i viktimave të zjarrit në barin "Le Constellation" në vendpushimin zviceran të Kran-Montana u rrit në 41.

 Zjarri shpërtheu gjatë një ahengu të Vitit të Ri, ku morën pjesë kryesisht të rinj, pasi spërkatësit ndezën tavanin. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke bllokuar shumë njerëz në bodrum, duke mos mundur në kohë të ikin përmes shkallëve të ngushta.

 Më shumë se 100 persona u lënduan, rreth 80 prej të cilëve pësuan djegie të rënda.

 Foto: DPA

 

Остани поврзан