Trampi: Jam i gatshëm për aksion ushtarak nëse nuk ka marrëveshje me Iranin
- – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi sot se është i gatshëm për aksion ushtarak kundër Iranit nëse nuk arrihet marrëveshje, duke theksuar se në atë rast do të veprojë si gjatë kohës së luftës 12 ditore në qershor të vitit të kaluar.
Uashington, 10 shkurt 2026 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi sot se është i gatshëm për aksion ushtarak kundër Iranit nëse nuk arrihet marrëveshje, duke theksuar se në atë rast do të veprojë si gjatë kohës së luftës 12 ditore në qershor të vitit të kaluar.
Në një intervistë me telefon për televizionin izraelit Kanal 12, Trampi tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani po bëjnë përpjekje të arrijnë marrëveshje, por se Uashingtoni ka opsione të tjera nëse bisedimet nuk kanë sukses.
“Iranianët duan shumë të arrijnë marrëveshje. Ose do të lidhim marrëveshje, ose do të duhet të bëjmë diçka shumë të ashpër, si herën e kaluar”, tha Trampi.
Ai vlerësoi se raundi i fundit i bisedimeve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit në Oman ishte “krejt ndryshe” në krahasim me bisedimet para konfliktit në qershor, duke theksuar se Irani tani tregon qasje shumë më fleksibile.
“Herën e kaluar ata nuk besonin se do ta bëj këtë. Rrezikuan shumë”, tha Trampi, duke folur për sulmet amerikane mbi stacionet bërthamore iraniane në qershor.
Presidenti amerikan theksoi se çdo marrëveshje me Iranin duhet ta përfshijë jo vetëm çështjen bërthamore, por edhe programin iranian për raketa balistike. Trampi, gjithashtu, për Kanalin 12 deklaroi se pret që raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet SHBA-së dhe Iranit të mbahet javën e ardhshme.
Theksoi se mendon për dërgimin e edhe një aeroplanmbajtëse në Lindjen e Afërt, bashkë me grupin e tij goditës, i cili përfshin më shumë anije ushtarake.
"Ne tashmë kemi një armatë atje, dhe ndoshta një tjetër është rrugës", tha Trampi, derisa një nga përfaqësuesit amerikanë konfirmoi se po zhvillohen bisedime për të forcuar më tej forcat në rajon.
SHBA-ja në rajon momentalisht e ka aeroplanmbajtësen “USS Linkoln” me grupin shoqërues goditës, ndërsa shpërndarja eventuale edhe e një aeroplanmbajtëse edhe më shumë do ta rriste praninë ushtarake të SHBA-së. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s