Trampi: Irani nuk ka asnjë shans
- – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi sot se Irani nuk ka dhe asnjëherë nuk ka pasur asnjë shans.
Uashington, 5 maj 2026 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi sot se Irani nuk ka dhe asnjëherë nuk ka pasur asnjë shans.
“Ata e dinë këtë. Ma thonë atë kur flas me ta, ndërsa pastaj dalin në televizion dhe thonë sa mirë ju shkon”, theksoi Trampi.
Ai përsëriti se SHBA-ja i ka shkatërruar kapacitetet ushtarake iraniane, marinën, aviacionin dhe udhëheqësinë.
“Nuk mund të lejojmë që Irani të posedojë armë bërthamore... Ata janë njerëz të sëmurë dhe nuk do të lejojmë që njerëzit e çmendur të kenë armë bërthamore”, theksoi Trampi.
Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për ekonominë iraniane theksoi se shpreson se dështon, ndërsa sanksionet amerikane i vlerësoi si të mëdha dhe të shkëlqyera.
Trampi theksoi se është i gatshëm që edhe më shumë ta destabilizojë ekonominë iraniane sepse dëshiron të fitojë. fc/
Foto: EPA