• петок, 15 мај 2026

Trampi: Irani do të japë një ofertë që do t'i plotësojë kërkesat e SHBA-së

Trampi: Irani do të japë një ofertë që do t'i plotësojë kërkesat e SHBA-së

Uashington, 25 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se Irani planifikon të japë një ofertë që synon përmbushjen e kërkesave të SHBA-së, dhe se pritet që negociatat paqësore në Pakistan të vazhdojnë.

"Ata japin një ofertë dhe do ta shohim", tha Trampi në një intervistë telefonike për Rojters. Ai thotë se nuk e dinte ende se ç'farë do të ishte oferta.

Në pyetjen se me kë negocion SHBA, Trampi tha: "Nuk dua të tregoj, por negociojmë me njerëz të cilët aktualisht janë në pushtet".

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit, paraprakisht tha se i dërguari special amerikan Stiv Vitkof dhe dhëndri i Trampit, Xhared Kushner, sot do të udhëtojnë në Islamabad në bisedime me Iranin, me ndërmjetësimin e Pakistanit. Levit tha se SHBA ditëve të fundit ka vërejur një progres të caktuar nga ana iraniane dhe shpresojnë në progres ende më të madh gjatë bisedimeve të fundjavës.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, mbrëmë mbërriti në Islamabad për të biseduar për propozimet e vazhdimit të negociatave paqësore me SHBA-në. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан