Trampi i heq tarifat shtesë për Indinë pas marrëveshjes për naftën ruse
- – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Amerikane, Donald Tramp, dje nënshkroi urdhër ekzekutiv me të cilin hiqet tarifa “ndëshkuese” prej 25 për qind për gjithë importin nga India, e vendosur për shkak të blerjes së naftës ruse nga ana e Indisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Uashington, 7 shkurt 2026 (MIA) – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Amerikane, Donald Tramp, dje nënshkroi urdhër ekzekutiv me të cilin hiqet tarifa “ndëshkuese” prej 25 për qind për gjithë importin nga India, e vendosur për shkak të blerjes së naftës ruse nga ana e Indisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Vendimi erdhi pasi Trampi paraprakisht këtë javë publikoi se ka arritur marrëveshje tregtare me Indinë, sipas së cilës tarifat amerikane për mallrat indiane janë ulur prej 50 në 18 për qind, në zëvendësim për pezullimin e importit të naftës ruse nga ana e Indisë dhe uljen e barrierave tregtare.
India është në masë të madhe e varur nga importi i energjisë dhe përmbush rreth 90 për qind të nevojave të saj për naftë nga jashtë.
Blerja e naftës më të lirë ruse i mundësoi Nju Delhit t’i ulë shpenzimet për import pasi Moska e sulmoi Ukrainën në vitin 2022, ndërsa vendet perëndimore vendosën sanksione mbi sektorin energjetik rus.
India para pak kohësh filloi t’i ulë blerjet e naftës ruse.
Importi në janar ishte rreth 1,2 milionë barelë në ditë, përderisa vlerësohet se do të bie në rreth një milion barelë në dit në shkurt dhe në rreth 800.000 barelë në ditë në mars.
Marrëveshja me Indinë është pjesë e strategjisë më të gjerë tregtare të administratës së Trampit, e cila ka për qëllim ta ulë varësinë e tregut global nga energjia ruse dhe t’i fuqizojë marrëdhëniet dypalëshe tregtare me partnerët kyçë. fc/
Foto: Arkivi