Trampi gjatë fundjavës pret marrëveshje përfundimtare për t'i dhënë fund luftës me Iranin
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, tha sot se pret që një marrëveshje përfundimtare për t'i dhënë fund luftës me Iranin të arrihet "brenda një ose dy ditësh".
Uashington, 17 prill 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, tha sot se pret që një marrëveshje përfundimtare për t'i dhënë fund luftës me Iranin të arrihet "brenda një ose dy ditësh".
Trampi për "Aksios" tha se negociatorët amerikanë dhe iranianë me siguri do të takohen këtë fundjavë.
"Iranianët duan të takohen. Ata duan të arrijnë një marrëveshje. Mendoj se takimi ndoshta do të zhvillohet gjatë fundjavës. Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje brenda një ose dy ditësh", tha Tramp në një deklaratë telefonike.
Zyrtarë të shumtë amerikanë dhe burime të tjera të njohura me negociatat deklaruan për "Aksios" se edhe pse është bërë përparim i konsiderueshëm ndërsa SHBA dhe Irani i afrohen një plani paqeje, mosmarrëveshjet mbeten në çështjet kryesore. sa/
Foto: EPA