Trampi e uroi Takaiçin për fitoren e LDP-së në zgjedhjet parlamentare në Japoni
- Presidenti amerikan Donald Tramp sot e uroi kryeministren japoneze Sanae Takaiçi për fitoren zgjedhore të partisë së saj, duke i dëshiruar sukses të madh në zbatimin e agjendës konservatore sipas parimit "paqe përmes forcës".
Uashington, 9 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot e uroi kryeministren japoneze Sanae Takaiçi për fitoren zgjedhore të partisë së saj, duke i dëshiruar sukses të madh në zbatimin e agjendës konservatore sipas parimit "paqe përmes forcës".
Trampi në një postim në rrjetin e tij social Truth Social shënoi se Takaiçi ka realizuar një fitore historike në zgjedhjet e djeshme, duke e hapur rrugën për zbatimin e reformave. "Ajo është një udhëheqëse shumë e respektuar dhe e njohur", theksoi Trampi. Ai tha se populli i Japonisë, i cili votoi me kaq entuziazëm, gjtihmonë do ta ketë mbështetjen e tij të fortë.
Partia Liberale Demokratike në pushtet (LDP) e kryeministres japoneze Sanae Takaiçi siguroi një shumicë prej dy të tretash në zgjedhjet parlamentare të mbajtura dje, njoftuan mediat japoneze, duke i'u referuar rezultateve përfundimtare.
Numri i përgjithshëm i vendeve që i fitoi LDP, duke i përfshirë edhe mandatet e fituara të partnerit të koalicionit Partia Inovative e Japonisë (JIP), arriti 309, transmeton Jomiru japonez. Siç citohet, kjo tejkaloi rekordin paraprak prej 308 vendesh që i fitoi Partia Demokratike e atëhershme e Japonisë, e cila e mori pushtetin në vitin 2009.
Rrjeti televiziv NHK paraprakisht kumtoi, duke i'u referuar rezultateve përfundimtare nga numërimi i votave, se LDP vetë ka fituar 271 vende dhe e tejkaloi shumicën absolute prej 261 mandateve në Dhomën e poshtme të parlamentit japonez, i cili numëron 465 anëtarë.
Sipas anketave, partia kryesore opozitare, Aleanca e reformës qendrore, e cila u formua në janar me bashkimin e anëtarëve të dhomës së poshtme nga Partia Kushtetuese-Demokratike e Japonisë dhe partia Komeito, do të humbiste një numër të konsiderueshëm vendesh të deputetëve.
Takaiçi, e cila mbajti popullaritet të lartë pasi u bë gruaja e parë kryeministre e Japonisë në tetorin e kaluar, thotë se "menjëherë do të japë dorëheqje" nga detyra nëse koalicioni nuk arrin të sigurojë shumicë në Dhomën e Poshtme të Parlamentit. sa/