• петок, 15 мај 2026

Trampi e refuzoi përgjigjen e Iranit ndaj propozimit amerikan si "plotësisht të papranueshme"

Trampi e refuzoi përgjigjen e Iranit ndaj propozimit amerikan si

Uashington, 11 maj 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp e kritikoi përgjigjen iraniane ndaj propozimit të tij që synon t’i japë fund luftës, duke e quajtur atë “plotësisht të papranueshme”, transmetoi DPA.

"Sapo lexova përgjigjen nga të ashtuquajturit "përfaqësues" të Iranit. Nuk më pëlqen – PLOTËSISHT E PAPRANUESHME! Ju faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje. Presidenti Donald Tramp”, shkroi ai mbrëmë në platformën e tij Truth Social.

 

Ai nuk dha detaje shtesë për propozimin. 

Disa orë më parë, Donald Tramp, gjithashtu lëshoi një paralajmërim ndaj Teheranit në një postim të veçantë, duke thënë: “Ata nuk do të qeshin më!”

Irani më herët dje e dorëzoi përgjigjen e tij ndaj propozimit amerikan përmes Pakistan, i cili po vepron si ndërmjetës, njoftoi agjencia shtetërore IRNA.

Transmetuesi shtetëror IRIB njoftoi se draft-marrëveshja iraniane fokusohet në ndalimin e armiqësive në të gjitha frontet, veçanërisht në Lebanon, si dhe në sigurinë e transportit detar.

Qeveria iraniane deklaroi gjatë javës së kaluar se po shqyrton propozimin amerikan, i cili përbëhet nga një kornizë me 14 pika. Plani synon të vendosë bazat për një periudhë fillestare 30-ditore negociatash, të orientuara drejt përfundimit të luftës.

Sipas raportimeve të mediave, diskutimet përfshijnë edhe një zbutje të mundshme të sanksioneve amerikane dhe marrëveshje lidhur me të ardhmen e Ngushticës së Hormuzit. Në të shtohet se propozimi, gjithashtu, do të vendosë themelet për negociata mbi programin bërthamor kontrovers të Iranit, kujton DPA. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан