• сабота, 16 мај 2026

Trampi e përfundoi vizitën në Kinë

Trampi e përfundoi vizitën në Kinë

Pekin, 15 maj 2026 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp u largua sot nga Pekini dhe është në rrugën e tij për në Shtetet e Bashkuara pas një serie takimesh dy-ditore me presidentin kinez Si Xhinping, që synonin zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të hapura midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Aeroplani "Er Fors Uan" i presidentit amerikan u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar në Pekin, pas ceremonisë së përcjelljes në pistë, publikoi Si-En-En.

Gjatë vizitës tre-ditore në Kinë, Trampi mori pjesë në një banket shtetëror, vizitoi disa vende historike dhe pati një drekë pune me udhëheqjen kineze.

Presidenti amerikan, pas takimit të fundit bilateral të sotëm me nikoqirin e tij, e lavdëroi presidentin kinez Si Xhinping, duke i quajtur kinezët një popull të madh dhe duke paralajmëruar vizitën e tij në SHBA në shtator. 

Trampi e përmbylli fjalimin e tij në takimin me presidentin kinez me vlerësimin se kishin pasur “disa ditë vërtet të shkëlqyera”.

Ai shprehu shpresën se edhe presidenti kinez në shtator do të largohet nga SHBA-ja “shumë i impresionuar, ashtu siç ai është shumë i impresionuar nga Kina”.

Takimi i fundit i sotëm mes dy liderëve u zhvillua në kompleksin Xhongnanhaum vendi ku punojnë dhe jetojnë liderët e qeverisë qendrore kineze, përfshirë presidentin Si.

 Ai shpjegoi se kompleksi dikur ishte pjesë e kopshtit perandorak dhe është i mbushur me histori, e gjatë shëtitjes, i tregoi Trampit një pemë 490-vjeçare.

Si dhuratë, ai premtoi t’i dërgonte fara trëndafilash kinezë që Trampi i kishte parë në kopshtin. ls/

Foto: Iks

Остани поврзан