Trampi e paralajmëroi Zelenskin: Do ta humbni shansin për paqe nëse nuk veproni
- Presidenti amerikan Donald Trmap sot deklaroi se presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski do të humbasë shansin për paqe nëse "nuk vepron", duke theksuar se Rusia dëshiron të arrijë marrëveshje.
Uashington, 13 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trmap sot deklaroi se presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski do të humbasë shansin për paqe nëse "nuk vepron", duke theksuar se Rusia dëshiron të arrijë marrëveshje.
"Rusia dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe Zelenski do të duhet të veprojë. Në të kundërtën, ai do të humbasë një mundësi të madhe. Duhet të ndërmarrë hapa", deklaroi Tramp për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, transmeton En-Bi-Si Njuz. .
Pritet që përfaqësuesit amerikanë, ukrainas dhe rusë të mbajnë një raund tjetër bisedimesh në fillim të javës së ardhshme në Gjenevë, sipas televizionit amerikan.
Trampi e përsëriti paralajmërimin e tij se Irani do të përballet me pasoja nëse bisedimet për programin e tij bërthamor dështojnë.
"Mendoj se do të jenë të suksesshme. Nëse nuk janë, atëherë do të jetë një ditë e keqe për Iranin", tha Tramp. qa/
Foto: EPA