Trampi: Dikush nga brenda Iranit është trashëgimtar më i mirë i Hamneit se sa Palavi
- – Presidenti amerikan Donald Tramp e refuzoi princin e kurorës në mërgim të shahut të fundit iranian Reza Pallavi si trashëgimtar potencial të udhëheqësit suprem të eliminuar pak më parë Ali Hamnei, duke argumentuar se “dikush nga brendia” e Iranit mund të jetë zgjedhje më e mirë.
Uashington, 4 mars 2026 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp e refuzoi princin e kurorës në mërgim të shahut të fundit iranian Reza Pallavi si trashëgimtar potencial të udhëheqësit suprem të eliminuar pak më parë Ali Hamnei, duke argumentuar se “dikush nga brendia” e Iranit mund të jetë zgjedhje më e mirë.
Në një deklaratë për gazetarët në Dhomën Ovale, Trampi tha se shumë persona zyrtarë iranianë të cilët administrata e tij i shihte si liderë të rinj potencialë të vendit, ishin vrarë në fushatën amerikano – izraelite në të cilën humbën jetën udhëheqësi suprem iranian Ali Hamnei dhe shumë funksionarë të tjerë.
Trampi publikisht nuk identifikoi asnjërin të cilin e vlerëson si lider të besueshëm të ardhshëm të Iranit. Është e paqartë çfarë kontakti, nëse të paktën ka ekzistuar, realizoi Shtëpia e Bardhë me zyrtarët iranianë pasi filloi lufta, transmetoi Tajms of Izrael.
"Shumica e njerëzve që kishim në mendje janë të vdekur. Tani kemi një grup tjetër, edhe ata mund të jenë të vdekur, duke gjykuar nga raportet. Pra, një valë e tretë po vjen. Shumë shpejt nuk do të njohim askënd", tha Trampi në bisedë me gazetarët në Dhomën Ovale.
Djali i liderit suprem të vrarë, ajatollahut Ali Hamnei, Moxhtaba Hamnei është favorit për trashëgimtar të babait të tij si shef i ardhshëm i Republikës Islamike, sipas raportit të Nju Jork Tajms, në të cilin thuhet se liderët e lartë fetarë të angazhuar për zgjedhjen e liderit të ardhshëm suprem mund ta publikojnë vendimin e tyre tashmë në mëngjes.
Duke cituar zyrtarë iranianë të njohur me diskutimet, raporti tha se klerikët kanë disa rezerva në lidhje me shpalljen e Moxhtaba Hameneit udhëheqës suprem, nga frika se kjo mund të rrisë gjasat që ai të jetë në shënjestër të SHBA-së dhe Izraelit.
Trampi deklaroi se Reza Pallavi, djali i ish shahut, i cili po tenton të pozicionohet për kthim nëse bie teokracia shiite iraniane, nuk është personalitet të cilin administrata e tij e shqyrton në thelb për ndërmarrjen e udhëheqësisë në Iran.
"Më duket se dikush nga brenda, ndoshta, do të ishte më i përshtatshëm", tha Trampi, duke shtuar se do të kishte kuptim të kishte "dikush që është atje jashtë, që është popullor tani, nëse ka një person të tillë".
Komentet e Trampit erdhën derisa ai ishte nikoqir i kancelarit gjerman Fridrih Merc, që është angazhimi i tij i parë me lider botëror pasi SHBA-ja dhe Izraeli e filluan luftën kundër Iranit.
Trampi tha se dëshiron të shmangë “skenarin më të keq” në të cilin “dikush ndërmerr pushtet i cili është i keq njëjtë si personaliteti paraprak”.
"Kjo mund të ndodhë. Ne nuk duam që kjo të ndodhë. Kalon nëpër të gjitha këto dhe pastaj, pesë vjet më vonë, kupton se ke vënë në detyrë dikë që nuk ishte më i mirë", shtoi presidenti amerikan. fc/
Foto: EPA