Trampi dhe Netanjahu do të takohen për të shtatën herë këtë vit
- Presidenti amerikan Donald Tramp sot do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, i cili duhet ta bind të kryejë presion maksimal ndaj Iranit.
Uashington, 11 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, i cili duhet ta bind të kryejë presion maksimal ndaj Iranit.
Ky është takimi i shtatë mes dy liderëve pasi Trampi u kthye në detyrë në Shtëpinë e Bardhë. Para kësaj udhëheqësi amerikan i ka rritur paralajmërimet e tij dhe kërcënimet ndaj Teheranit dhe ambicieve të tij bërthamore.
Gjatë takimit me Trampin, pritet që Netanjahu të insistojë në negociatat mes Iranit dhe SHBA-së të përfshihen në çështjen për raketat balistike iraniane dhe ndalesën për Teheranin t'i mbështesë grupet e armatosura që veprojnë në rajon.
Çështja e raketave është linjë e kuqe për Izraelin, i cili gjendet rreth 2.000 kilometra nga Irani. Netanjahu me vite përsërit se vetëm veprimi ushtarak mund ta zgjidh çështjen bërthamore iraniane njëher e përgjithmonë.
SHBA i ndihmoi Izraelit në fushatën e tij 12-të ditëshe për sulm ndaj objekteve strategjike iraniane, përfshirë edhe objektet bërthamore.
Netanjahu shpreson gjithashtu se takimi do të mbledhë kapital politik në atdheun e tij duke u shfaqur i afërt me Trampin, i cili është shumë i popullarizuar në Izrael. sa/
Foto: EPA