• петок, 13 март 2026

Trampi deklaroi se nuk është i shqetësuar për sulmet e mbështetur nga Irani në tokën amerikane

Trampi deklaroi se nuk është i shqetësuar për sulmet e mbështetur nga Irani në tokën amerikane

Uashington, 11 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se nuk ishte i shqetësuar për sulmet e mbështetura nga Irani në tokën amerikane, ndërsa Byroja Federale e Hetimeve (FBI) paralajmëroi për dronët iranianë të cilat mund të godisnin Bregun Perëndimor të SHBA-së, transmeton Ej-Bi-Si Njuz. 

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit gati dy javë më parë, duke e futur rajonin e Gjirit në luftë. Teherani po kryen sulme hakmarrëse në përgjigje të sulmeve amerikane-izraelite që vranë funksionarë të lartë iranianë, përfshirë edhe udhëheqësin suprem të vendit.

I pyetur nëse ishte i shqetësuar se Irani mund të përshkallëzonte hakmarrjen e tij me sulme në tokën amerikane, Trampi u tha gazetarëve: “Jo, nuk jam”.

Ej-Bi-Si Njuz publikoi se FBI-ja i ka paralajmëruar departamentet e policisë së Kalifornisë se Irani mund të hakmerret për sulmet e SHBA-së duke lëshuar dronë drejt Bregut Perëndimor. rq/

Foto: EPA

Остани поврзан