• петок, 13 март 2026

Trampi deklaroi për Aksios se lufta do të përfundoj "së shpejti"

Trampi deklaroi për Aksios se lufta do të përfundoj

Uashington, 11 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp për Aksios deklaroi se lufta do të përfundojë “së shpejti” dhe se “praktikisht nuk ka mbetur asgjë për t'u gjuajtur”. 

"Në çdo moment unë do të dëshirojë të përfundoj, do të përfundoj", transmetoi Bi-Bi-Si, deklaratën e Trampit. 

Konflikti filloi më 28 shkurt në bashkëpunim me Izraelin, Ministri i Mbrojtjes i të cilit, Izrael Kac, sot deklaroi se lufta "do të vazhdojë pa asnjë afat kohor". 

Kac tha se konflikti do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe derisa të arrihen të gjitha qëllimet e fushatës së përbashkët izraelito-amerikane, transmeton Tajms of Izrael. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан