• сабота, 21 февруари 2026

Trampi bllokoi sanksionet e reja të SHBA-së drejt Rusisë

Trampi bllokoi sanksionet e reja të SHBA-së drejt Rusisë

Uashington, 18 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, po anulon votimin për ligjin dypartiak me të cilën do të përforconte sanksionet kundër sektorit të energjisë së Rusisë, kanë paralajmëruar dy senatorë të lartë demokratë, publikoi Jahu Njuz (Yahoo News). 

Duke folur në Kiev pas një fundjave në Konferencën e sigurisë në Munih, senatori Riçard Blumental tha se masat e sanksioneve që ai propozoi me senatorin Lindzi Gream do të ushtronin "njëfarë presioni ekonomik" ndaj presidentit rus Vlladimir Putin, ndërsa bisedimet midis Kievit dhe Moskës, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, vazhdojnë në Gjenevë këtë javë.

Sanksionet ekzistuese amerikane dhe evropiane kanë filluar kohët e fundit të kufizojnë prodhimin rus të naftës, por Blumentali beson se nevojitet presion shtesë. Ai shtoi se lideri i shumicës republikane në Senat, Xhon Tun, i premtoi se propozimi do të votohej para përfundimit të këtij sesioni të Kongresit.

Sipas Blumental, pengesa e vetme është Trampi. "Po presim dritën jeshile, ndërsa ai po lëkundet aq shumë sa kushdo që e ndjek i merren mendtë", tha ai.

Njëkohësisht, administrata po shënon përparim në përballjen me "flotën në hije" ruse – cisterna që i shmangen sanksioneve, tha senatori Sheldon Vajthaus. Ai shtoi se ndërhyrjet e fundit të SHBA-së pranë Venezuelës treguan se ushtria amerikane është e gatshme të konfiskojë anije shtesë nëse është e nevojshme. 

Foto: EPA

Остани поврзан