• сабота, 16 мај 2026

Trampi: BE-ja ka afat deri më 4 korrik për marrëveshje tregtare, në të kundërtën vijojnë tarifa më të larta

Trampi: BE-ja ka afat deri më 4 korrik për marrëveshje tregtare, në të kundërtën vijojnë tarifa më të larta

Uashington, 8 maj 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi se në telefon ka biseduar me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, dhe shtoi se Bashkimit Evropian i ka dhënë afat deri më 4 korrik ta plotësojë pjesë e saj të marrëveshjes tregtare me SHBA-në, në të kundërtën tarifat amerikane për bllokun evropian do të arrijnë nivel dukshëm më të lartë.

Trampi bisedën me Fon der Lajen e vlerësoi si të "shkëlqyer" dhe theksoi se kanë biseduar për disa çështje, duke përfshirë edhe për Iranin, me ç'rast u pajtuan se Teherani nuk guxon të disponojë me armë bërthamore.

Presidenti amerikan theksoi se BE-ja ka afat ta zbatojë marrëveshjen tregtare deri në 250-të vjetorin e themelimit të SHBA-së, që këtë vit do të shënohet në festën kombëtare - 4 Korrik.

Më 1 maj Trampi publikoi se tarifat amerikane për automobilat dhe kamionët e importuar nga BE-ja do të rriten për 25 për qind, duke thënë se Unioni nuk e ka respektuar marrëveshjen tregtare dypalëshe. Për momentin tarifat arrijnë 15 për qind.

 Eurokomisari për tregti Marosh Shefçoviq dje shprehu optimizëm pas bisedave me përfaqësuesin tregtar amerikan Xhejmison Grir, duke vlerësuar se të dyja palët duhet ta realizojnë marrëveshjen tregtare midis BE-së dhe SHBA-së, e cila u dakordua në korrik të vitit të kaluar.

Rritja e mundshme e tarifave fuqishëm e ka goditur industrinë automobilistike gjermane. sa/

foto: arkivi

Остани поврзан