• понеделник, 02 март 2026

Tramp paralajmëron Iranin të mos hakmerret pas sulmeve

Tramp paralajmëron Iranin të mos hakmerret pas sulmeve

Uashington, 1 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot e paralajmëroi Iranin të mos hakmerret ndaj sulmeve të kryera nga SHBA dhe Izraeli.

"Irani sapo deklaroi se do të godasë shumë fort sot, më fort se kurrë më parë", shkroi Tramp në Truth Social.

"Më mirë të mos e bëjnë këtë", theksoi ai.

Nëse kjo ndodh, SHBA do të përgjigjet "me një forcë të paparë më parë!", shtoi presidenti amerikan.

Sulmet e djeshme shënjestruan vendet kyçe ku po takohej udhëheqja iraniane, duke vrarë zyrtarë të lartë, përfshirë udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, ministrin e mbrojtjes dhe kreun e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, kumtoi armata izraelite.

Sulmet, të cilat vranë më shumë se 200 persona sipas Gjysmëhënës së Kuqe, shkaktuan sulme hakmarrëse ndaj Izraelit dhe forcave ushtarake amerikane të stacionuara në Lindjen e Mesme. sa/

Остани поврзан