• недела, 22 март 2026

Në qershor, Tirana do të jetë nikoqire e takimit të ministrave të punëve të jashtme të Ukrainën dhe Evropës Juglindore

Në qershor, Tirana do të jetë nikoqire e takimit të ministrave të punëve të jashtme të Ukrainën dhe Evropës Juglindore

Tiranë, 21 mars 2025 (MIA) - Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Andrii Sybiha, ministër i Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha thekson se "teksa agresioni në shkallë të gjerë i Rusisë kundër Ukrainës hyn në vitin e tij të pestë, rikonfirmova se Shqipëria dënon hapur shkeljet e vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës ndërkombëtare humanitare, përfshirë sulmet e përsëritura kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës kritike të Ukrainës”".

Kryediplomati nënvizon se “Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për lirinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për llogaridhënien, një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe për të ardhmen e saj evropiane”.

Gjatë bisedës me homolgun ukrainas, ministri Hoxha bën me dije se rikonfirmuan “angazhimin e përbashkët për të thelluar më tej marrëdhëniet Shqipëri–Ukrainë përmes bashkëpunimit të ngushtë, duke avancuar rrugët tona respektive drejt Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në paqen, stabilitetin dhe sigurinë në mbarë Evropën”.

“Pres me kënaqësi të mirëpres ministrin Sibiha në Shqipëri, në Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë–Evropa Juglindore, që do të organizojmë në muajin qershor në Tiranë”, deklaroi ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. mb/

Foto: FB i Hoxha 

 

 

 

 

Остани поврзан